Abdixhiku: Berishaj që mori mbrojtjen e të gjithë qeverisë, sot u intervistua nga Prokuroria Speciale

E publikuar: 29/03/2024 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas intervistimit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai tha se njeriu që e ka marrë mbrojtjen e të gjithë qeverisë është intervistuar sot nga ora 08:00 e mëngjesit, teksa tha se Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, e për këtë, sipas Abdixhikut, kishte marrë 1.5 milion euro në Prishtinë.

“Para komisionit hetimor që e kishim bërë ne, e kishte fshehur të gjithë pasurinë. Për të gjitha këto vepra kishte marrë mbështetjen blanko të qeverisë”.

“Teksa flasim për mafinë energjetike, sot, jo më larg se një ditë pas diskutimit në kuvend, KEK-u ka shtuar dy tenderë sekret. Sot janë nënshkruar dy tenderë sekret në vlerë mbi gjysmë milionë euro”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se VV-ja bëri një arsyetim duke nxjerrë një poster me numra nga e kaluara, me anë të së cilit, Abdixhiku tha se VV-ja po thotë se “hajna ata, hajna edhe ne”,

“Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim, përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pa kompromis”, tha Abdixhiku