Analisti dhe njohësi i ekonomisë, Lumir Abdixhiku ka kritikuar fort dërgimin e Gardës së FSK’së në dasmën e këngëtarit, Korab Shaqiri. Ai në një postim në Facebook ka thënë se njerëzit që refuzuan ta dërgojnë Gardën në varrim të presidentit, po e çojnë në dasma të këngëtarëve.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
E njëjta mendësi që kishte refuzuar dërgimin e Gardës në varrim Presidenti dje, i dërgon ata në dasma këngtarësh sot. Janë të njëjtit njerëz, brumë i njëjtë, rezultate të njëjta.
Sikurse atëherë, edhe tash, ushtria – në qoftë e tillë – nuk shihet si publike; shihet si pronë individuale e të fuqishëmve. Prandaj dhe ky vend ka marrë teposhtëzen kaherë. Kapje i thonë. Budallakitë veçse janë të pritshme.