Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.
Temë diskutimi e këtij takimi ishin vendimet e fundit të Kushtetueses, përfshirë edhe ai për rrëzimin e qeverisë, shkruan lajmi.net.
Me anë të një postimi në Facebook, Abbott ka thënë se ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Sot jam takuar me Arta Rama Hajrizin, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Diskutuam për vendimet e fundit të gjykatës dhe ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësi për gjykatën dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

















