Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur kriminale dhe të prapranueshme sulmet nga personelit të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka thënë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të depërshkallëzuar situatën, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të depërshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Abbott.
Reagimi i Abbott vjen pas tensioneve në veri ku protestuesit serbë janë përplasur me personelin e KFOR-it dhe gjatë gjithë ditës ka pasur sulme ndaj gazetarëve që po raportojnë nga atje.