Abazoviq: Zgjedhjet mbeten opsion i hapur

E publikuar: 17/01/2022 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një konferencë për media ka thënë se zgjedhjet mbeten opsion i hapur.

“Zgjedhjet mbeten opsion i hapur, mandati duhet t’u kthehet qytetarëve”, u shpreh ai.

Ai tha se do të dëshironte që PKSH të mbështeste qeverinë minoritare, duke theksuar se në periudhën paraprake më së shumti ka komunikuar me liderin e asaj partie, Vladimir Jokoviq, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për atë se kush mund të jetë pjesë e qverisë pakicës, Abazovic tha se nënshkruesit e memorandumit do të kenë përparësi.

“Është logjike që në qeverinë e pakicës të mos ketë vend për DPS dhe DF” u shpreh tutje ai.