Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mirëpritur marrëveshjen që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Abazoviq ka thënë se dialogu është zgjidhja e vetme për të kapërcyer çdo krizë, transmeton Klankosova.tv.
“Qeveria e Malit të zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.
Ai shtoi se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por të ardhmen, sipas tij.
“Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”.