Abazoviq: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re

E publikuar: 19/05/2022 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian, pas një numri të madh të takimeve.

“Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Unionit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk vesoj se dikush e dëshiron këtë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Abazoviq theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara