Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se dalja e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave Serbe të publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, më së paku i ka pëlqyer Serbisë.
Abazi në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se FES ka bashkëpunim me VV-në, si fondacion me bindje social-demokrate, dhe nuk e ka përjashtuar ndonjë kombinim për formimin e një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“FES ka bashkëpunim të mirë edhe me neve si parti dhe ashtu do të vazhdojmë. Unë po ju them. Dalja e një draft statuti më së paku i ka pëlqyer Serbisë, nëse i shihni reagimet e tyre, fare nuk u ka pëlqyer që një draft statut ka dalë dhe ne nuk jemi barrikaduar”, ka thënë ai.
“Nuk përjashtoj asnjë kombinatorikë që të krijohet, por gjithmonë në kuadër të Kushtetueses”, shtoi Abazi. /Gazeta Express/