Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka vazhduar retorikën e tij kundër Qeverisë Hoti, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se dorëheqja e, sië e quan ai, ‘Kotit është e domosdoshme, për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve’.
“Mos i detyroni ata t’ju tregojnë vendin- nuk ju duron askush me këtë nivel injorance të keqpërdorimit të institucioneve për rehatimin e familjarëve. Dorëheqja pas tradhtisë së votës-vullnetit qytetar, së paku është akt pendimi. Kjo qeveri ilegale përveç që ka deficit të legjitimiteti dhe varet nga Lista Serbe është e paditur dhe injorante dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për integritetin territorial dhe sovranitetin e republikës. Kosova nuk i dorëzohet Rakiqit e as Vuçiqit”, ka shkruar Abazi./kp/