Abazi akuzon qeverinë se ka kopjuar llogon e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës

E publikuar: 30/05/2024 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haki Abazi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se e ka kopjuar llogon zyrtare e cila do të përdoret si simbol për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Sipas tij, kjo llogo është marrë nga muri i një nga restorantet e kryeqytetit.

“A thua kush është kopjuesi dhe pse pikërisht kjo… Kryeministri nuk ka lejuar që të formohet komisioni parlamentar hetimor për rastin e rezervave shtetërore”, tha Abazi.