Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për mungesën e ambasadorëve të Kosovë në 23 vende të botës.
Abazi ka thënë se ambasadorët e ri nuk do të jenë njerëz të Vetëvendosjes, por po synohet që shumica e tyre, rreth 70 për qind të jenë ambasadorë karriere.
“Jo absolutisht jo, do t’i shihni. E para tentimi është që të shkojmë në 70/30. Synojmë të shkojmë 70% të karrierës dhe 30 të emëruar politik. Këta duhet të jenë njerëz që kanë njohuri për vendin ku shkojnë, gjuhën njohuritë historike dhe ta përfaqësojnë vendin ballëhapur e jo siç kemi parë raste që janë dërguar njerëz që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj”, tha ai në Politiko të Kanal 10.

















