AAK’së në Prizren iu bashkuan 60 anëtarë të rinj

E publikuar: 30/04/2016 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Degës në Prizren kanë pranuar 60 anëtarë të ri, që sot i janë bashkuar kësaj partie, bën me dije përmes një njoftimi kjo parti.

Sipas njoftimit të AAK’së, ceremonia e pranimit të tyre ka pasuar një sërë takimesh të udhëheqjes së partisë me bizneset e qytetit, me përfaqësues të jetës kulturore e politike të zonës si dhe me qytetarë të shumtë.

“Takime këto, njëkohësisht mobilizuese, për protestën e 14 Majit. Qytetarët e Prizrenit ka thënë Haradinaj, meritojnë një jetë më të mirë dhe një shtet me dinjitet”.