AAK: Vendimi i Gjykatës Kushtetuesë skandaloz për drejtësinë

E publikuar: 21/09/2015 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK, nuk është aspak e befasuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që as të mos e pranojë për shqyrtim kërkesën e Opozitës për vleresimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.
Ne nuk kemi pasur pretendime se vendimi i Gjykatës mund të jetë tjetër, por kemi shpresuar se kjo Gjykatë mund të ketë ndryshuar qasjen ndaj politikës, bile kur bëhët fjalë për atakimin e sistemit gjyqësor, sic ka ndodhur me amandamentin për Gjykatën Speciale.
Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten “NUL”, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqëtarët, është një shembull skandaloz pë r gjyqësinë kosovare.
Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate.