Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga radhët e komunës së Gjilanit në zgjedhjet nacionale ka tre kandidatë.
Kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se tubimi i radhës i AAK-së me qytetarët mbahet të martën me fillim nga ora 16 në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’, ku prezent do të jetë edhe kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj.
Ndryshe Kadriu është nënkryetar i Gjilanit dhe sigurisht ka konfirmuar përkrahje të madhe nga qytetarë të Gjilanit edhe për kandidimin e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Por e veçanta e tubimit të AAK-së në Gjilan është surpriza që do t’iu bëhet të gjithë qytetarëve ku do të këndojë këngëtari i famshëm, Alban Skënderaj.



















