Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës.
Ky proces edhe ashtu është stërgjatur, tërësisht pa nevojë, dhe çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme.
E konsiderojmë të rëndësishme të potencojmë se Komisioni për Ankesa të ketë kryer punën si duhet dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim.