Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot takimin e radhës me Grupin e Ekspertëve të Shëndetësisë.
Sipas një njoftimi për medie, Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëminë e shëndetësisë sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshiheshin në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcaktohet që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar;
- Që të sigurojë buxhetin dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për gjithë qytetarët;
- Zbatimin e një plani të detajuar për revitalizmin e plotë të QKUK-së, duke u nisur nga infratruktura e deri te kuadri profesional;
- Decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe autonomi të plotë për spitalet rajonale, duke i bërë ato kompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore;
- Që stomatologjia t’i takojë sektorit primar;
- Krijimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH);
- Sigurimin e programeve të avancuara pë personelin shëndetësor;
- Që Lista esenciale të zgjerohet deri në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore;
- Partnerët strategjikë për trajnime specifike subspecialistike.