AAK prezanton mocionin në 3-vjetorin e Qeverisë: Tri vjet stagnim për vendin

E publikuar: 23/03/2024 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Tahiri ka thënë se dokumenti i prezantuar, paraqet vetëm një pjesë të efekteve gjatë tri viteve të kësaj qeverie.

“Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët dhe stagnuese”, ka thënë Tahiri.