Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon qe në zgjedhjet komunale të 22 tetorit të rikthej komunat të cilat i ka udhëhequr me parë, por edhe fitore në disa komuna të reja.
Këtë optimizëm ata e mbështesin për faktin se tani qeverinë e drejton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, deputeti dhe Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi e ka vlerësuar normale qe me prit vota prej punës siç thotë ai të mirë të kryeministrit.
“Fakti qe drejtojmë qeverinë sigurisht do të ndikoj qe kandidatët e AAK-së të marrin vota më shumë. Është normale qe me prit prej punës të mirë të kryeministrit me ndiku në rezultat. Dinamika e tij dhe realizimi i objektivave kanë me ndikuar në rezultat. Edhe pse është afati i shkurtër, sepse po të ishte më i gjatë do të ishim në të gjitha komunat në balotazh”, ka thënë Kuçi.
Kuçi ka thënë se AAK pret qe të marrë rezultatin më të mirë zgjedhor qe ka pasur deri me tani duke synuar balotazhin në shumicën e komunave të Kosovës.
“AAK kandidon në 25 komuna me kandidatë për kryetarë dhe në gjysmën e tyre ka shanse për më qenë së paku në balotazh”, ka shtuar ai.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor. /Indeksonline/

















