AAK: Policia është e shtetit jo e pushtetit

E publikuar: 27/08/2015 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj Policisë së Kosovës i cila sipas tyre ua ka hequr pëlhuren e vendosur mbi rrethrrotullm e Prishtinës, ku në të cilen ishte e paraqitur pakënaqësia e AAK-së me ndaj nenshkrimeve që po i bën Qeveria në Bruksel dhe Vjenë.

Sipas AAK-së, pano e vendosur në vendin e përmendur me lartë nuk e kishte penguar qarkullimin e lirë e as trafikun e qytetit por as nuk kishte qenë ofenduese për askend, transmeton gazetablic.com

Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e AAK-së, të cilën e kanë dërguar në email të redaksisë tonë:

Jemi të indinjuar nga veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ka hequr pëlhuren e vendosur mbi rrethrrotullimin e Prishtinës, ku shkruhej se të rinjtë e AAK-së, janë të pakënaqur më nenshkrimet që po i bën Qeveria në Bruksel e në Vjenë dhe se nuk do të lejojnë që në Kosovë të ketë shtet mbi shtet.

Panoja e vendosur nuk pengonte as qarkullimin e lirë e as trafikun në qytet, dhe permbajtja nuk ishte ofenduese për askend.

I bëjmë me dije Policisë së Kosovës se ajo duhët të jetë në sherbim të qytetarëve e jo të konjukturave politike. Ata mund t’i shqyejn pankartat apo posterat tanë, por nuk mund të na mbyllin gojën.

Ne jemi të vendosur të mos pajtohemi me qeveritarët e papergjegjshëm, të cilët po luajn me shtetin e Kosoves thua se është pronë tyre.

ARK ( Aleanca e të Rinjëve të Kosovës)