Deputeti i AKK-së Rrustem Berisha ka thënë se ligji për ushtrinë e Kosovës duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.
Ai ka thënë se themelimi i ushtrisë nuk duhet të mbetet peng i pazareve mes Qeverisë dhe listës serbe.
“Ligji për FAK-un të kalojë përmes Kuvendit dhe ne si AAK edhe pse si parti opozitare vazhdimisht kemi dhënë kontributin tonë për formimin e FAK-ut. Kjo nuk duhet te mbetet peng i pazareve mes qeverise dhe listës serbe”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se përgjegjës për vonesat e krijimit të ushtrisë janë Thaçi dhe Mustafa.