Përfshirja në konfliktin e armatosur në Kumanovë e disa prej anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është konsideruar vetëm si qëndrim individual i tyre nga subjekti opozitar kosovar.
Derisa askush në AAK deri në këto momente nuk është distancuar plotësisht nga veprimet e anëtarëve të këtij subjekti, nënkryetari Ahmet Isufi ka thënë se AAK-ja si subjekt nuk ka të bëjë me ngjarje të tilla.
Isufi ka thënë se konsiderojnë që ngjarja që ka ndodhur në Kumanovë ka pasur një rezultat të viktimave, si pasojë e një arsenali të përdorur nga ana e Qeverisë.
Sipas tij, kjo tregon gjendjen jostabile të Maqedonisë shkrun zëri.