AAK: Dega e AAK’së në Klinë konsideron se PDK i ka shkelur të gjitha parimet bashkëqeverisëse dhe kjo sjellje ka rezultuar me një qeverisje joefektive.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Dega e saj në Klinë ka shkëputur koalicionin qeverisës me PDK’në në Komunën e Klinës.
“Dega e AAK-së në Klinë konsideron se PDK i ka shkelur të gjitha parimet bashkëqeverisëse dhe kjo sjellje ka rezultuar me një qeverisje joefektive”.
“Vendimi për shkëputjen e këtij koalicioni është marrë nga asambleistët e AAK-në në Kuvendin Komunal të Klinës, i mbështetur nga të gjitha strukturat udhëheqëse të degës dhe e ka mbështetjen e nivelit qendror të AAK-së”.
“Ky vendim hyn në fuqi prej sot, më 8 prill 2015″, thuhet në njoftimin e AAK’së.