AAK: Mustafa e Thaçi po nxisin anarki

E publikuar: 19/02/2016 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo që po ndodhë aktualisht në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme.

Arrestimi i deputetëve, Donika Kadaj, Pal Lekaj, Besa Baftiu si dhë tërheqja zvarrë e deputetëve nga salla e Kuvendit, janë veprime të një shteti policor.

Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi të tmerruar me skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe me gatishmërinë e krerëve të pushtetit, që të shkatërrojnë gjithçka për të mbrojtur pozitat e tyre.

Pas ofendimit të një populli të tërë ditën në protestën e 17 shkurtit, ky pushtet sot i është vërsulur deputetëve të opozitës, bash si të ishte një pushtet diktatorial.

Ky pushtet është vonuar në adresimin e kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe gjithmonë i ka dalë keq. Ai po vonohet edhe në adresimin e kërkesës së panegociueshme për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, si rrugë e vetme për ta nxjerrur vendin nga kriza.

Ky pushtet e ka tepruar dhe duhet të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë që po i mban.
Populli i Kosovës e as deputetët e tij, nuk nënshtrohen as me kërcënime e as me dhunë policore.

Prandaj përgjegjësit kryesor për çfarëdo eskalimi të mundshëm të situatës, janë ata që sot po luajn me nervat e me ndjenjat e popullit dhe të opozitës.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020