Pas reagimit të MPB-së ndaj rekomandimeve të AAK-së, Departamenti i Sundimit të Ligjit i AAK-së shpreh keqardhjen për mos-seriozitetin e MPB-së.
Dhe, ky mos-seriozitet tregohet në kelëto pika:
1. MPB-ja nuk e flet asnjë fjalë për mungesën e Sigurimit Shëndetësor për Policinë e Kosovës dhe emergjencat. Kjo ishte kërkese e jona!
2. MPB nuk flet asnjë fjalë pët mungesën e Pakos Sociale për Policinë. Kjo ishte kërkesë e jona!
3. MPB pranon se statusi i zjarrëfikësve nuk është i zgjidhur, por nuk tregon si do ta zgjidhin.
4. MPB nuk jep sqarim pse 24 kamionët për zjarrëfikësit kanë qëndruar nga dhjetori 2014 në parking, e nuk i janë dorëzuar zjarrëfikësve deri më 14 prill 2015.
5. Sa i përket Strategjive, Ministri Hyseni le të sqarojë pse nuk ka mbajtur asnjë takim të Grupeve Drejtuese për më shumë se katër muaj? Pse nuk po rishikohen Strategjitë?
6. MPB të sqarojë saktësht çka ka ndodhur në këtë Ministri për më shumë se katër muaj? Çka ka ndryhuar?
Edhe njëherë, i bëjmë thirrje MPB-së që të merr seriozisht rekomandimet tona dhe të punojë në përmirësimin e kushteve të punë për Policinë dhe Emergjencat.
Vetëm pastaj të flet për angazhim të përkushtuar.