Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë; DPMS i AAK –së, kritikon neglizhencën e qeverisë në dështimin e krijimit të FAK-ut. Qeveria me këtë neglizhencë të vazhdueshme dhe paafaftësi ka krijuar imazh të keq, përshtypje negative, duke u tallur me të ardhmën e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe sigurinë nacionale të Kosovës. Kjo situatë në mënyrë eksplicite ka ardhur si rezultat i vizionit të munguar nga LDK-ja, përkatësisht nga kualiteti i dobët të qeverisjes së kialicionit PDK – LDK.
Ne, si AAK, kemi qenë dhe jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Vonesat e pakuptimta poltitike e ligjore në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme.
Departameti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbetet prioritet strategjik për Kosovën. Ne si parti insistojmë që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe.
Ne, si Departamet për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së kërkojmë që FAK –u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloji nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e FAK -ut.
Departamenti i AAK–së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i vlerëson negativisht, paqartësitë qeverisëse për themelimin e FAK-ut nga koalicioni PDK – LDK dhe Lista Serbe. Qeveria Mustafa nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë kushtetuese, aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës së sigurisë për t’iu ofruar qytetarëve krijimin e ushtrisë, klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj për prespektivën e euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.


















