Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për Ekonomia Online tha se do të diskutohen dy çështje.
“Po ne 16:00 do te mbajme mbledhjen e jashtezakonshme te Keshillit Drejtues Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”, tha ai.

















