Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetë protestën e nesërme të shoqatave të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale, njofton kumtesa partiake.
Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe me qëndrimin e këtyre shoqatave.
AAK fton qytetarët e vendit të marrin pjesë dhe ta mbështesin këtë protestë.