Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në ora 12:00.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
“Sot, më datë 20 tetor, në ora 12:00, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.


















