Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë DPMS i AAK–së, kërkon që me urgjencë të procedohet ligji për FAK–un, ushtrinë e Kosovës dhe, njëherit, kërkojmë shpejgime të drejtpërdrejta nga kryeministri Mustafa dhe ministri Demolli, se për çfarë arsyeje nuk po e procedojnë projektligjin për Forcat e Armatorsura të Kosovës në Kuvend.
Kuvendi duhet qw menjëherë ta themelojw Ushtrinw e Kosovës, para sesionit vjeshtor, ndryshe preferencat e Listes Serbe, përkatësisht asosacionit politik serb, do t’i rrisin apetitet e tyre të pengimit dhe instrumentalizimit të mëtutjeshëm. Ekzistojnë disa gjetje themelore, përse Qeveria Mustafa-Thaçi po e neglizhon këtë sektor kyç të sigurisë dhe mbrojtjes:
1. Qeveria po e humbë sensin strategjik për të themeluar FAK-un;
2. Qeveria, me këtë neglizeshencë të papranueshme dhe pafaftësi, krijon përshtypjen se po tallet me të ardhmen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe me sigurinë nacionale të Kosovës;
3. Kualiteti i dobët i qeverisjes, njëherit paaftësia e tyre për të negociuar “çështjet e panegociushme”, ka bërë qw zyrtarë tw lartw të Serbisë dhe të Kosovës të ironizojnë dhe të luajnw me fatin e FAK-ut, duke u faktorizuar si përcaktues;
4. Aspekti strukturor dhe komandues dhe ai operacional i shtrirjes gjithëteritoriale, gjithashtu, është bërë temë kohëve të fundit, për të cilën ne si AAK jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO;
5. FAK-u, Ushtria e Kosovës, si çështje kaq vitale për garantimin e sovranitetit të Kosovës, ka qenë dashtë të bëhet menjëherë pas formimit artificial të Qeverisë Mustafa-Thaçi, pra që nç muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet ky vakuum kohor dhe politik, duke iu krijuar hapsirë si brenda e edhe jashtë ndikimit të Serbisë dhe faktorëve të tjerë destruktivw, që të shfaqin ide në dëm të së ardhmes së Ushtrisë së Kosovës;
6. Qeveria, e cila nuk po arrin akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti të realizojë detyrimet kushtetuese për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet dhënë llogari për dështimet e njëpasnjëshme;
Departamenti i AAK-sw për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë kerkon pandalur që FAK–u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe qe menjëherë të veprohet në themelimin e tij.
DMPS i AAK–së i vlerëson përgjithësisht me notë negative paqartësitë në krijimin e kësaj situate të paqëndrueshmërisë parlamentare dhe pamundësisë së themelimit të FAK-ut nga Qeveria Mustafa-Thaqi, duke theksuar se qeveria nuk ka treguar përgjegjësi kushtetuese dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj, për prespektivën e qëndrueshme socio-politke dhe ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.