Faruk Nura kandidat i AAK-së për kryetar të Vitisë

E publikuar: 21/08/2017 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri nga kandidatët për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike, në zgjedhjet e 11 qershorit, njëherësh anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Viti, Faruk Nura, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e kësaj partie për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Këtë e ka bërë të ditur AAK, nëpërmes një komunikate për media, duke treguar se Nura do të jetë kandidati i partisë së tyre për kryetar të komunës së Vitisë.

Postimi i tij

Të nderuar familjar, miq, bashkpunëtor, qytetar të Komunës së Vitisë!
Nga sot, pas një takimi me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z. Ramush Haradinaj, kam vendosur ti bashkohem vizionit të Kryeministrit Haradinaj dhe AAK-së.
Kryeministri Haradinaj, më ka nderuar duke më dhënë përgjegjësinë për të garuar për pozitën e Kryetarit të Komunës së Vitisë nga AAK.
Besoj dhe pres përkrahjen tuaj në rrugën tonë për Komunën ton!

Me respekt Faruk Nura