AAK-ja u bënë thirrje qeverisë që të përfillin kërkesën e opozitës

E publikuar: 23/10/2015 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK-ja, ka reaguar ndaj ngjarjeve të ditës së sotme në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë shprehur se e kanë konsideruar të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të padites u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo senacë të mos mbahet.

Mirëpo ata as nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja.

Në një situatë të tillë, opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpor që të përdorë mjete të pazakonshme për pengimin e kësaj seance.

Mandej AAK-ja u bënë thirrje atyre që thërrasin seanca që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyshëm, dhe të përfillin kërkesën e opozitës dhe të shoqërisë civile.

Sipas tyre çdo eskalim i situatës në Kuvend ose jashtë tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet seanca e sotme.