Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur simbolikisht fushatën e saj, sot, nga Prekazi.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen anëtarët e kësaj partie gjatë vizitës së tyre në Prekaz.
“Me këmbë të mbarë, nga Prekazi për Kosovën Fituese!” – tha Haradinaj.
Gjithashtu, Haradinaj theksoi se, me 12 janar në ora 14:00 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.