AAK-ja shtron iftar, mbledh partnerët e koalicionit dhe myftiun Tërnava

E publikuar: 14/03/2024 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se partia e tij ka organizuar iftar tradicional, me të ftuar Myftiun Naim Tërnava dhe partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.

“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.”

Haradinaj tha se shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.