AAK-ja, për aksionin e arrestimit të Azem Sylës: Jemi të habitur se si nuk ka nodhur më parë!

E publikuar: 27/04/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtar i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitja ka thënë se AAK-ja nuk është befasuar aspak në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in për arrestimin e deputeti të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla. Madje sipas Nitajt, AAK-ja është e habitur se si një e tillë nuk ka ndodhur më herët, raporton gazetablic.com
Nitaj, ka vlerësuar se tani është koha e duhur që personat për të cilët pretendohet se kanë kryer krime, t’i sqarojnë popullit, si dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur dhe të paguajn për veprimet e bëra.
“Sot është koha që të flasin personat e llojit për krimet e pretenduara të ketij klani, të një niveli bukur të lartë. Ata duhet ta sqarojnë popullin, se si dhe në çfarë rrethashash ka ndodhur. Këto klane duhet të çmontohen dhe secili duhet të paguaj për të bemat e veta “, ka thënë Nitja, raporton gazetablic.com

Policia e Kosovës, sot në orët të hershme të mëngjesit në bashkëpunim me EULEX-ni, ka nisur një aksion për arrestimin e deputetit Azem Syla dhe disa persoanve tjerë, nën dyshimet se kanë bërë krime. Nga ky aksion ka të arrestuar, në mesin e tyre është ish shoferi i deputetit Syla.