AAK-ja nesër shkon në Kuvend me qëndrim të njëjtë

E publikuar: 30/04/2025 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish do të shkojë edhe nesër në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pohuar se do të votojnë kundër sërish.

“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka thënë Kadrijaj.

Më 29 prill, Kuvendi i Kosovës e pati tentativën e tetë për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.