AAK-ja në Kuvend për MSA-në (VIDEO)

E publikuar: 27/10/2015 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është vetëm nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Por, firma e Isa Mustafës e Federika Mogerinit nuk do të ketë as një vlerë nëse nuk  ratifikohet nga organet vendimmarrëse të BE-së e Kosovës.

Pas parasysh faktin se Kuvendi i Kosovës është në probleme, për shkak të bllokimit të opozitës edhe kjo marrëveshje mund të has në telashe për tu ratifikuar.

Klan Kosova ka kontaktuar me dy partitë opozitare Vetëvendosje e Nisma, por nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë kur kjo marrëveshje të vjen në Kuvend,njofton Klan Kosova.

Por, është Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ajo që në këtë pikë nuk do të bëjë probleme.

Ahmet Isufi , nënkryetar i AAK-së ,madje thotë se këtë qëndrim do ta mbajnë pavarësisht qëndrimit të partnerëve opozitar.