Njëjtë sikur lideri i tyre, shumë shpejt mund të veprojnë edhe deputetët e tjerë të AAK-së. Pas largimit të Ramush Haradinajt nga Kuvendi, edhe 8 deputetët e tjerë të kësaj partie po shqyrtojnë mundësinë e dorëheqjes nga mandati i tyre, si formë e kundërshtimit opozitar.
Në partinë e Haradinajt kanë se ky veprim mund të ndodhë në koordinim edhe me dy partitë e tjera opozitare, Vetëvendosje! dhe Nisma për Kosovën. Nënkryetari parë i AAK-së, Ardian Gjini, ka treguar për se një opsion i tillë është duke u konsideruar shumë seriozisht. “Është duke u diskutuar seriozisht kjo çështje, dhe shumë shpejt do të merret vendimi”, i ka thënë Gjini “Gazetës Express”.
Ndërsa deputeti i Nismës, Enver Hoti, duke komentuar veprimin e mundshëm të AAK-së, nuk ka konfirmuar nëse edhe partia e Fatmir Limajt do të veprojë njëjtë si ajo e Haradinajt. “Liderët e Opozitës së bashkuar janë duke vazhduar takimet e përbashkëta, ku sigurisht janë duke diskutuar edhe për aktivitetet e përbashkëta që do të kemi si opozitë gjatë ditëve të ardhshme”, ka deklaruar Hoti. /Express/