AAK-ja mban nesër konferencë për media, nuk dihet arsyeja

E publikuar: 11/03/2026 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet që të mbajë një konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nga ora 10:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur.

Njoftimi:

Të nderuara media,

Ju njoftojmë se nesër, në ora 10:00, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga Sheshi Ibrahim Rugova).

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje.