AAK-ja i thotë po takimit me presidenten

07.02.2016 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Një takim me liderët e partive politike, i thirrur nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ku pritet të zhvillohen diskutime për tejkalimin e krizës politike, do të marrë pjesë vetëm një nga tre liderët e tri partive politike opozitare.

Kryetari i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Jahjaga.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se lideri i AAK-së do të shkojë në takimin e ftuar nga e para e vendit.

“Përgjigja është po, Haradinaj do të shkojë në takim”, ka deklaruar shkurt Nitaj.

Deri më tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kurse, ftesën e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare në vend, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se takimi i ftuar nga presidentja Jahjaga nuk ka kuptim.

Por, duke folur për vendimin e liderit të AAK-së që të marrë pjesë në takim, Krasniqi ka thënë se, edhe pse ka dallime ndërmjet partive opozitare, bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Blloku opozitar vazhdon në njëfarë mënyrë të ketë një qëndrim të caktuar, tjetër është që Aleanca (AAK) ka vendosur që vetë të shkojë. Ky është vendim i tyre, ne nuk kemi çka ta komentojmë vendimin e një subjekti që është i pavarur nga Vetëvendosja. Ne kemi dallime me gjithë faktin që jemi në bashkëpunim dhe vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ka thënë Krasniqi.

Deputetja e partisë Nisma për kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ftesa nga presidentja nuk mund të trajtohet sikur ftesat, të cilat më parë i kishte presidentja për liderët e partive politike në vend.

Sipas Bajramit, Nisma për Kosovën do të ulej për biseda vetëm nëse temë e këtyre takimeve do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për shkuarjen ose jo te presidentja, mund të vendosin që të shkojnë edhe ndaras e jo si bllok. Prandaj, thirrja e presidentes është paksa me vonesë duke e ditur që presidentja ka pranuar një letër nga liderët e partive opozitare, dhe ne gjithsesi që do të pranonim të ulemi dhe të diskutojmë për caktimin e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat janë të pashmangshme”, ka theksuar ndër të tjera Bajrami, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Në takimin e së hënës ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës, transmeton rel.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre