AAK i ka dy amandamente si propozim për zgjidhjen e çështjes së Veteranëve

E publikuar: 16/06/2022 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dy amandamente si propozim, për zgjidhjen e çështjes së veteranëve.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, shefi u Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Nesër ndodh takimi i Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit të Komisionit për Buxhet e Financa, që e ka si komision funksional këtë Ligj dhe Ministri me palët- Veteranët”, tha ai.

Pas këtij, sipas Tahirit takimi duhet të nis procesi i amandmentimit të Ligjit.

Ai tha se si AAK, i kanë dy amandamente:

*AMANDENTI 1*
Rekomandohet që të plotësohet dhe ndryshohet si vijon :
3.1 Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, Pensioni i Veteranit Luftëtarë të UÇK-së, të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale.

AMANDENTI 2
Rekomandohet që të plitësohet dhe ndryshohet si në vijim:
Neni 57
Paga Minimale
1. Të përcaktohet paga minimale në vlerën prej 370 euro neto.