Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me postimin që e ka bërë kryeministri Mustafa, i cili tha se problemet reale në Kosovë nuk janë Asociacioni e as Demarkacioni me Malin e Zi.
“Është për keqardhje që Kryeministri i vendit, nuk ka kuptuar asgjë dhe kundërshtimin e më shumë se 200 mijë qytetarëve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar vetë, i cilëson probleme joreale. Nuk është aspak e vërtetë që nuk ka pasur dëshmi, që i kundërshtojnë këto marrëveshje. Ato kanë qenë shumë dhe nga shumë burime, por kryeministri nuk e ka parë të arsyeshme, as t’i dëgjojë ato, e lere më t’i konsiderojë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
“Nuk është “hyxhymi” i Opozitës për të ardhur dhunshëm në pushtet, por shqetësues është hyxhymi i Kryeministrit që dy marrëveshjet kontestuese, t’i bëjë akt të kryer. Kryeministër refletoni, sic paskeni filluar të reflektoni, dhe riktheni marrëveshjet që t’i diskutojmë bashkarisht dhe mos provoni që të na i impononio si akt kë kryer, dhe vazhdojeni qeverisjen me sfidat tjera të rënda, pse jo edhe me mbështetjen tone. Kryeministri është i obliguar që ta dëgjojë zërin qytetarë, por edhe të opozitës, dhe të mos veprojë me logjikën diktatoriale se cka është prolem real dhe joreal”.
“Reflektimi i tij është i thjeshtë, i domosdoshëm dhe në interes të funksionalitetit e të stabilitetit të vendit. Edhe njëherë i bëjmë thirrje atij dhe gjithë të tjerëve që të kenë një qasje konstruktive ndaj këtyre dy cështjeve, jetike për vendin, dhe të mos barrikadohen në pozitat e “pushtetit të gjithfuqishëm”, e neve t’na detyrojnë që të mos zgjedhim as mjete për t’i kundërshtuar. Është koha e fundit për maturi dhe qetësi politike e jo për kryeneqësi e selame nga Facebooku!”, thuhet në fund të njoftimit për media.