AAK-Gjakovë: Mimoza Kusari-Lila shpenzoj 13 mijë euro në dreka zyrtare

21.03.2015 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK-Gjakovë: Mimoza Kusari-Lila shpenzoj 13 mijë euro në dreka zyrtare

Dega e Aleancës për Armdhërinë e Kosovës në Gjakovë, përmes një komunikate për media ka theksuar se në raportin financar vjetor, qeveria lokale po tregon që nuk dinë të qeverisë, nuk dinë të drejtojnë por as të krijojnë menaxhim efikas modern.

“Komuna e Gjakovës prapë po ankohet në pengesa të rënda, Grandi Qeveritar ka qene i pa mjaftueshëm për realizimin e projekteve të parapara nga Komuna, si dhe shkurtimet Buxhetore në mallra dhe shërbime, apo ankohen në zyrën e thesarit të Ministrisë së Financave, tërheqja e mjeteve nga llogaria e Komunës në vlerë prej 1,031,173.04 sipas nenit 92.2 te LMFPP, tregon se Komuna ka penguar të bëjë pagesat e rregullta për Kompanitë që kanë kryer punë në bazë të kontratave të lidhura në zyrën e prokurimit, të cilat kanë qenë në përputhje me ligjin dhe me tërheqjet e një anshme të mjeteve është krijuar kaos nëpër vija buxhetore”, thuhet në komunikatë.

AAK në Gjakovë ka kërkuar që të respektohet ligji mbi menaxhimin e financave publike, që raporti financiar mos të duket qesharak.

“Fjala e opozitës ka prishur qetësinë e Kryetares, por ne kemi një mision më të rëndësishëm që na udhëheq. Lufta për të vërtetën. Ne po ju kujtojmë Kryetare, që edhe zyra e juaj ka borxhe, të vitit 2014 dhe të bartura për pagese në vitin 2015 edhe atë në pozicionin mallra dhe shërbime në vlerë prej 46,349.43 keni akuzuar për borxhe e po shihet që edhe qeveria juaj ka mbetur në borxhe në pozicionin Mallra dhe Shërbime vlera 394,408.56 dhe Komunali 181,391.80, borxhi mund të jetë edhe me i madh sepse shumë fatura nuk i keni prezantuar në raport.
Rënia e shpenzimeve në investime kapitale në 25,94 % është tregu se Komuna nuk ka program për zhvillim ekonomik”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Nga të hyrat e saj, Komuna e Gjakovës i ka të pa arkëtuara 5,695,799.00 euro, pa obligime të ndërmarrjeve shoqërore në vlere 2,906,693.00 drejtorit që planifikojnë në participimin e të hyrave komunale, planifikimin e bëjnë më të ulet që në fund të vitit të raportojnë kinse e kanë tejkaluar planin buxhetor.

“Ne si opozitë ju kujtojmë që ekzistojnë 70 lloje të të hyrave Komunale, keni ngecje të madhe në inkasimin e të hyrave nga Tatimi në pronë, vlera e obligimeve të tatimit në pronë ndaj Komunës është 4,099,722,52.00 ndërsa faturimin për një vit e keni 1,548,171,26.00 euro , borxhi nga qiratë e dyqaneve është ne vlerën 365,638.00 planifikim qesharak në vlere 40.000 dhe inkasimi 14,282.00 tregon se si drejtoritë planifikojnë pa ndonjë analize paraprake, taksa në firmë e cila nga viti i kaluar nuk faturohet më, tregon se sa e paaftë është drejtoria e zhvillimit ekonomik që të komunikoj me bizneset që të bëjnë shlyerjen e taksës në firmë, sepse borxhi është në vlerë 986,549.00, planifikimi 280,000.00 realizimi 117,420.50 euro.
Drejtoria e urbanizmit ka planifikuar të hyra në vlerë 296,000.00 ka realizuar 188,297.00 apo 63 % te planifikimit, duke u bazuar edhe në ligjin mbi legalizime drejtoria në fjale ka dështuar në inkasimin e të hyrave vetanake, pastaj drejtoria e zhvillimit ekonomik ka realizuar planin vetëm 42.7 % , tregues i cili na tregon se kjo drejtori ka ngecje jo në inkasimin e të hyrave vetanake por edhe në zhvillimin ekonomik”, është thënë më tej në komunikatë.

Kërkojmë nga të gjitha drejtoritë që participojnë në krijimin e të Hyrave Komunale që të bazohen në Planifikimin e vitit 2015, mos të merren me krahasime me vitet paraprake, me demagogji, por me projektet e këtij viti të cilat frikohem që njëjtë si në vitin e kaluar do mbesin të parealizuara, si pasoje e mos realizmit të planit të të hyrave vetanake të cilat janë miratuar në asamblenë Komunale. Ne si opozitë kërkojmë krijimin e një grupi punues për të hyrat vetanake, rritja e inkasimit të mjeteve do të bënte Komunën më të zhvilluar në aspektin ekonomik.

Vetëm Kryetarja ka shpenzuar 13,488.63 euro për Dreka Zyrtare, për mëditje jashtë vendit 6,880.58, karburant për automjete 4,182.31, dhe gjithashtu kërkojmë një specifikim në mënyre analitike nga zyra e Kryetares për shumen e shpenzuar për ndarje të subvencioneve në vlerë 83,395.22 euro

Ne nuk po kuptojmë shpenzimet shumë të mëdha tek drejtori i Administratës të harxhojë për dreka zyrtare 10,617.50 kjo na duket e pakuptimte, po ashtu dhe drejtoria e Arsimit në dreka zyrtare ka shpenzuar një vlerë të madhe prej 12,522.00, kërkojmë arsyetime për këto shpenzime.

Në raportin e shpenzimeve fq 16, keni pasur ulje të shpenzimeve të naftës nga 197,935.28 në vitin 2013, në vlerën 142,962.08 ne vitin 2014, ndërsa në pozicionin dru për ngrohje që ne vitin 2013 shpenzimi ka qenë në vlerë 32,236.41 keni shpenzime enorme në vitin 2014 në vlerë 108,634.50, në një pozicion ka ulje të shpenzimeve, ndërsa në pozicionin tjetër keni rritje.

Po ashtu duke organizuar ankand publik keni shitur në vlerë simbolike automjetin zyrtar audi A6 të zyrës së Kryetarit në vlerë 8,150.00, vlera e të cilit ka qenë 27,000.00 euro duke dëmtuar në formë indirekte buxhetin e varfër të Komunës.
Mbesim me shpresë që vërejtjet dhe kritikat tona për raportin financiar të implementohen këtë vit./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit