Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fton qytetarët për qetësi dhe reagim dinjitoz qytetar në shprehje të pakënaqësisë me ndalimin e padrejtë të kryetarit Ramush Haradinaj nga autoritetet e Sllovenisë.
Zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së nuk janë pjesë e asnjë lloj provokimi në raport me prezencën sllovene në Kosovë, thuhet në reagim.
AAK fton institucionet të veprojnë sa më shpejtë në mënyrë institucionale në raport me Republikën e Sllovenisë.
Ndërsa, shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të jetë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme.