Ndalimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritet e Sllovenisë në Lubjanë, i ka mobilizue gjithë pjesëtarët e kësaj partie. Kryesia e AAK’s ka mbajt gjatë ditës mbledhje të jashtëzakonshme.
Në konferencën për media mbas mbledhjes, nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka njoftue se janë takue me ambasadorin slloven, nga i cili kanë kërkue lirimin e menjihershëm të Haradinajt si dhe heqjen e listave të Intertpol’it të dergueme nga shteti serb.
Edhe nënkryetari tjetër i kësaj partie, Ardian Gjini ka akuzue Qeverinë e Kosovës se nuk ka ndërmarrë asgja për këtë çashtje, ndonëse Ministria e Drejtësisë ka kohë që e ka në dispozicion këtë listë.
AAK përmes nji letre dërgue Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, i ka kërkue asaj me i nis nji letër shtetit Slloven ku i kërkohet pastrimin përfundimtarë i këtyne listave. Ata poashtu i kanë kërkue te pares se shtetit me i shkputë marrëdhaniet bilaterale diplomatike dhe tregtare, deri në lirimin e Haradinajt.
Në anën tjetër, edhe te Ejten para ambasadës së Sllovenisë ka vazhdue protesta paqësore e deputetëve dhe përkrahësve të kësaj partie. Me pankartat “Turp”, dhe “Slloveni, a je Europë a Serbi”, protestuesit kanë thanë se kanë me qëndrue para ambasadës, ne lirimin e Haradinajt dhe kthimit te tij në Kosovë. AAK u ka ba thirrje tanë qytetarëve me ju bashku ne këtë protestë.
Protestën e tyne e kanë mbështet edhe deputete të partive opozitare në vend, Nismës për Kosovën, e te Lëvizjes Vetëvendosje.