Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në seancën e së premtes në të cilin presidenti Hashim Thaçi do tu adresohet deputetëve në fjalimin e fundvitit.
Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar zyrtarë të dy partive. Ndërsa partia më e madhe opozitare Vetëvendosje, do të dal më qëndrim për këtë seancë gjatë ditës.
Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur për lajmi.net se nuk do të jenë në seancën e nesërme për të dëgjuar fjalimin e presidentit.
Ne si AAK nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Haxhiu.
Edhe shefja e grupit parlamentar në Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e adresimit të presidentit.
Jo, nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Bajrami, për lajmi.net.
Fjalimi vjetor disa nga deputetët e opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fjalim, për arsye se nuk e kanë pranuar Thaçin president që nga dita e zgjedhjes së tij.
Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ende është pa qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në këtë fjalim.
“Ende nuk kemi qëndrim, gjatë ditës do ta bëjmë publike”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.
Partitë opozitare të cilat kanë kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president, kanë bojkotuar edhe takimet për reformën zgjedhore të thirrura nga Thaçi.
Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin I para I vendit raporton për punën një vjeçare të tij.