Grupi parlamentar i AAK’së, përmes një qëndrimi pas fjalimit të Komisionarit Hahn në Kuvendit e Kosovës, shprehen të bindur se interesat perëndimore më së miri mbrohen duke mbrojtur interesat e vendit.
Kjo është deklarata e plotë GP të AAK’së:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është propërendimore dhe e orientuar fuqishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se duke mbrojtur interesat e qytetarëve të republikës së Kosovës, i mbrojmë edhe vlerat përendimore.
Marrvëeshjet për Asciacionin dhe Demarkacionin, nuk janë marrëveshje të drejta dhe si të tilla nuk mund të jenë në interest ë qytetarëve. Ato mundësojnë segregacionin etnik dhe kufirin me Malin e zi, e përcaktojnë në dëm të Kosovës.
Ne besojmë fuqishëm se këto nuk mund të jenë kritere as të Bashkimit Evropian e as të Shteteve të Bashkuara.
Krejt ajo që kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është që ta mbrojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën e kemi shkruar bashkarisht.
Me këto dy marrëveshje, shkilet kushtetuta e vendit. Këtë nuk mund ta bëjë askush, as qeveria, të paktën jo në emër të popullit të Kosovës.