AAK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, konfirmon Time Kadrijaj

E publikuar: 16/04/2025 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e sapo zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, nëse brenda afatit ligjor prej 48 orësh thirret seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Kadrijaj u përgjigj shkurtimisht lidhur me këtë çështje, pa ofruar detaje shtesë.

“Po, do të jemi prezent”, deklaroi ajo.