AAK dhe VV – me prioritete të ndryshme kundërshtuese ndaj Qeverisë (Video)

E publikuar: 10/09/2015 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kritikat për Qeverinë i kanë të mëdha. Por, dy partitë më të mëdha opozitare pikat kundërshtuese ndaj ekzekutivit që drejtohet nga Isa Mustafa, i kanë të ndryshme.

Vetëvendosje është e fokusuar në parandalimin e krijimit të Asocicacionit të Komunave me shumicë serbe. Ndërsa, në AAK, prioritet e kanë kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas Blerim Kuçit nga AAK, ka edhe një arsye të fuqishme për këtë kundërshtim. ,E në Lëvizjen Vetëvendosje tashmë e kanë të ndarë mendjen.

Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, tha se marrëveshja për Asociacion është më e dëmshme, andaj angazhohen më shumë në këtë çështje.

Megjithatë, pika që i bashkon opozitarët është thirrja për protesta. Që të dyja këto subjekte kanë paralajmëruar demonstrata. Në përkrahje u ka dal edhe Nisma për Kosovën. /Klan Kosova/