AAK dhe LDK tregojnë nëse do t’i bashkohen Vetëvendosjes

E publikuar: 31/10/2017 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja “Vetëvendosje” pritet të ballafaqohet me Partinë Demokratike të Kosovës në garën e balotazhit në komunën e Kaçanikut.

Kjo parti e cila arriti të shkoj në balotazh ka nisur një iniciativë për bashkëpunim qeverisës së bashku me me LDK-në dhe AAK-në me të cilat pretendon ta rrëzojnë PDK-në në këtë qytet.

Mirëpo, përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike thonë se ende s’kanë marrë oferta konkrete nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëlqim Jakupi ka thënë për “Indeksonline” se janë  të hapur për bashkëpunim deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Ne e kemi pas një ftesë nga Vetëvendosja dhe kemi realizu një takimi nga i cili nuk ka pas ndonjë ofertë konkrete serioze për bashkëpunim. Por, jemi pajtuar në disa parime kryesore ku e kemi parë në çfarë janë të interesuar ato”, ka thënë ai.

Megjithatë, Jakupi thotë se për bashkëpunim me Vetëvendosjen apo cdo parti tjetër nuk vendos ai personalisht.

“Unë jam për ndryshim dhe si Shkëlqim nuk jam për me bashkpunu me PDK-në. Këto deklarata jan të mia persnaola pasi strukturat e partisë marrin vendimet e fundit”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Degës së AAK-së në Kaçanik, Ylber Bajra foli rreth takimit që patën me krerët e LVV-së.

“Takimi ka qenë me ftesën  e tyre dhe ka qenë takim preliminar dhe nuk kemi hy në tema për ndarjen e posteve apo diçka të tillë. Aleanca në Kaçanik ku ka vija të kuqë ndaj partive të tjera politike mirëpo vendimet do t’i marrim në kryesi të partisë”, është shprehur ai.

Ndryshe, në garën e 19 nëntorit pritet që të garojnë për të parin e Kaçanikut Basri Kodra nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe B.Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/