AAK: Abdullahu u largua se nuk e deshën kolegët e tij

E publikuar: 12/11/2015 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK është njoftuar përmes mediave që zoti Abdullahu me disa kolegë të tij paska vendosur të mos jetë pjesë e Aleancës në Podujevë.

Ky është vendim i tij dhe ne i dëshirojmë sukses kudo që të shkojë si dhe e falënderojmë për bashkëpunimin e deritashëm..

Për hirë informimit të drejtë të opinionit ju njoftojmë se Kryesia e AAK-së ka ditë që e ka emëruar Fatmir Humollin si koordinator të Degës së AAK-së në Podujevë, për të përgatitur kuvendin zgjedhor të kësaj dege, e cila është më e organizuar se sa asnjëherë më parë!

Do të na vinte keq sikur arsyeja e largimit ta Abdullahut të kenë qenë kritikat që i janë bërë atij për shkak të punës së pamjaftueshme në degë, si dhe caktimi i z Humolli në përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor.